Zyrtare: Balde largohet nga Drita, karrierën do ta vazhdoj në Evropë

Prince Balde nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjilanase Drita FC.

Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka njoftuar shkëputjen e kontratës me qendërmbrojtësin.

Reprezentuesi i Liberisë karrierën pritet ta vazhdoj në Evropë.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Prince Balde mbyll bashkëpunimin me DRITËN

FC DRITA ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.

Prince Balde me ne ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shenuar dy gola.

Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli.

Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij.

/Gazeta Olle/

Sylvinho jep deklaratën e parë si trajner i Shqipërisë: Mund të kualifikohemi për Euro 2024

Duka: Kam zgjedhur Sylvinhon sepse ka luajtur me Zotin e futbollit