ZYRTARE: Baftiu konfirmon qëndrimin te Ballkani për stinorin pranveror

Blend Baftiu do të mbetet te Ballkani edhe për stinorin pranveror.

Ai e ka zyrtarizuar lajmin në “Rtk”, duke treguar më pas edhe kampionatet ku do të përshtatej.

“Një gjë është e sigurtë se do të mbetem te Ballkani deri në fund të edicionit”, ka thënë Baftiu në ‘Arena Sportive’.

“Më pas do të ulemi të bisedojmë me trajnerin dhe presidentin për ta marrë një vendim më të mirin për mua”, vlerësoi Baftiu.

“Nëse shkojmë në garat evropiane, atëherë do të vazhdoj ende me Ballkanin deri në përfundimin e tyre”, theksoi ai.

“Do të përshtatesha në kampionate si Holanda, Suedia apo Zvicra”, përfundoi Baftiu.