Zyrtare: Babaj nënshkruan për një vit me Hajvalinë

Hajvalia e ka zyrtarizuar shumë shpejtë transferimin e Shpëtim Babajt, i cili ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin prishtinas.

Lajmin e konfirmoi për gazetën drejtori sportiv i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.

“Po, mund ta konfirmoj lajmin që tani e kemi zyrtarizuar marrëveshjen me Shpëtim Babajn, i cili edicionin e ardhshëm do të luajë për Hajvalinë. Ai ka nënshkruar marrëveshje një-vjeçare me klubin tonë”, deklaroi Pacolli për GazetaOlle.com.

Babaj nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm i skuadrës, pasi që gjatë afatit kalimtar pritet edhe ndonjë ardhje tjetër.