Qendërsulmuesi i gjatë 1.96 m ishte së fundmi nën kontratë me 28-herë kampionin qipriot Apoel Nikosia dhe do të nënshkruajë në Cashpoint Arena për dy vitet e ardhshme, transmeton Gazeta Olle.
Nuhiu kthehet në Bundesligën Austriake pas tetë vitesh jashtë vendit.
Pasi u transferua nga SK Rapid Vienna në Sheffield Wednesday në ishull në verën e 2013, ai u bë futbollisti favorit i tifozëve atje në vitet në vijim.
Për “Owls” ai përfundoi 277 ndeshje zyrtare (përfshirë 242 në Kampionatin Anglez), shënoi 50 gola dhe asistoi në 27 gola të tjerë. Reprezentuesi kosovar u largua nga Sheffield verën e kaluar dhe ishte nën kontratë me Apoel Nicosia (26 ndeshje zyrtare) në sezonin 20/21.
/Gazeta Olle/