Zyrtare: Astrit Thaqi përforcon Ballkanin

Ballkani ka bërë një goditje për ta forcuar mbrojtjen e skuadrës.

Astrit Thaqi i është bashkuar skuadrës e cila në sezonin e ri do të drejtohet nga Bekim Isufi, shkruan Gazeta Olle.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Suhareka, duke theksuar se kanë arritur akordin me mbrojtësin 28 vjeçar.

Ishi i Feronikelit me portokallinjët do të luaj për dy sezone, ku pritet të jetë një vlerë e shtuar për këtë skuadër.

“Astrit Thaqi është njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë, vjen si një vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi”, thuhet nder tjera në njoftimin e portokallinjëve./Gazeta Olle/

Malisheva zyrtarizon dy futbollistë, njëri vjen nga Llapi e tjetri nga Drenica

E takoi vajzën pas gjashtë javëve, video emocionuese e Granit Xhakës pasi u rikthye në shtëpi