Së paku deri në vitin 2028, Asllani do të jetë te Interi**
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, ka nënshkruar kontratën e re me Interin, duke siguruar qëndrimin e tij te klubi italian deri të paktën në vitin 2028.
Klubi kampion, duke vlerësuar kontributin e mesfushorit dhe duke e konsideruar atë si një lojtar kyç për të ardhmen, i ka ofruar një kontratë të re, e cila u pranua menjëherë nga reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Gazeta OLLE.
Në ambientet e klubit zikaltër, Asllani ka hedhur firmën mbi kontratën e re, e cila do të mbajë mesfushorin premtues në Milano për pesë vitet e ardhshme.
Asllani shikohet si një nga mesfushorët qendrorë më të mirë në klub, dhe Interi ka bërë maksimumin për të siguruar qëndrimin e tij.
Me këtë marrëveshje, klubi synon ta ketë Kristjanin si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë.