Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së sotme se Kryeziu ka arritur marrëveshje me bardhekaltrit.
Tashmë prezantimi i 22-vjeçarit është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Dritës.
Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Dritës z. Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.