Zyrtare: Arsim Thaqi merr drejtimin e Dritës

Drita është bërë me trajner të ri pas largimit të Ardian Nuhiut.

Gjiganti kosovar i ka besuar postin e trajnerit Arsim Thaqit.

Tekniku i njohur kosovar vjen te Drita me të vetmin qëllim që të rikthej titullin e kampionit në Gjilan.

Thaqi më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Malisheva, Prishtina, Flamurtari, KEK-u, Trepça ’89 e 2 Korriku.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Arsim Thaqi trajner i DRITËS

FC DRITA zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë.

Trajneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.

Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi jonë fillon fazën përgatitore. /Gazeta Olle/

Milani e nis mbarë vitin e ri, triumfon në udhëtim te Salernitana

Dukagjini fillon stërvitjet për edicionin pranveror