Zyrtare: Arsim Gojani, trajner i Vëllaznimit

Pas largimit të Genc Hoxhës në drejtim të Istogut, kryesia e re e Vëllaznimit e ka zgjedhur trajnerin e ri, që do ta drejtojë skuadrën në edicionin e ri të garave në Ligën e Parë.

Burime të GazetaOlle.com konfirmojnë që trajner i ri është bërë Gojani, ndërsa klubi gjakovar do ta konfirmojë lajmin për media nesër (e hënë).

Gojani edhe në të kaluarën e ka drejtuar Vëllaznimin, derisa si futbollist ka luajtur edhe në arenën ndërkombëtare. /Olle