Zyrtare: Arsim Abazi merr pozitën e drejtorit sportiv te Ferizaj

Arsim Abazi është rikthyer te klubi i tij i zemrës Ferizaj.

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur ka marrë një pozitë të rëndësishme atë të drejtorit sportiv te FC Ferizaj.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞
FC Ferizaj e ka kënaqësinë të ju informoj se Arsim Abazi është i përzgjedhuri i klubit për pozitën e drejtorit sportiv.
Arsim Abazi apo “Cima” siç njihet në komunitetin e futbollit së fundmi ishte selektor i Kombëtarës së Kosovës për grupmoshat U17. Kurse në kaluarën ka qenë trajner i FC Ferizaj dhe disa ekipeve tjera në Kosovë.
Kurse si lojtar është prej të paktëve që ka thyer kufijtë, duke e arritur kulminacionin me transferimin në ekipin e Superligës Turke, Malatyaspor. Në kohën kur ai u transferua në Turqi, sukses konsiderohej vetëm edhe dalja në ligat e shteteve fqinje. Kësisoj suksesi i Arsimit, u bë krenari për qytetin e Ferizajt.
Përveç Malatyasporit, drejtori ynë i ri sportiv, ka mbrojtur ngjyrat edhe të Sloga Jugomangat, Vardar, FC Prishtina dhe për ta përfunduar karrierën e pasur, aty ku guri peshon më së rëndi, në klubin e tij të zemrës, FC Ferizaj, në vitin 2008.
Arsim Abazi është profil i respektuar, sportist i dashur e i dalluar, njohës i mirë i futbollit, por mbi të gjitha, ajo se çka e veçon, profesionist i pakompromis.
FC Ferizaj e kishte të nevojshëm një profil të përgatitur e të respektuar për këtë pozitë. Një profil që do i largonte hijet e të sjellte dritë në pozitën e drejtorit sportiv.
Arsim, shumë suksese në pozitën më të rëndësishme sportive në klub. Pritjet e tifozërisë janë të mëdha, por jemi të bindur që askush më mirë se ti nuk mund ta përmbushë këtë përgjegjësi, para tifozërisë tonë të zjarrtë që aq shumë e meritojnë suksesin tonë.

Kosova zhvillon stërvitje në palestër para duelit me Rumaninë

Më meritori për trofeun e Kupës së Kosovës, Prishtina konfirmon me kontratë të re Debatik Currin