Zyrtare: Arsenali merr super-talentin rumun

Futbollisti rumun, Vlad Dragomir, është përforcimi më i ri i Arsenalit në afatin kalimtar të verës. Mesfushori rumun ka rënë në radarin e klubit londinez më herët, por tani iu është bashkuar edhe zyrtarisht Arsenalit.

“Ia kam propozuar para një viti e gjysmë Vladin Arsenalit dhe prej atëherë ata e kanë vëzhguar futbollistin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për njërin ndër talentët më të mëdhenj në Evropë momentalisht”, deklaroi agjenti i tij.

Dragomir është vetëm 16-vjeçar, derisa ai në edicionin e kaluar barti fanellën e skuadrës së ACS Poli Timisoaras. /Olle