Zyrtare: Arsenali fillon të largoj disa prej futbollistëve

Klubi i Arsenalit ka nisur largimet nga skuadra e parë. “Viktima” e parë e atyre që do të largohen në afatin kalimtar të janarit, është mbrojtësi Sead Kolashinac.

Boshnjaku i është bashkuar Schalkes në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ai do të kthehet në klubin ku kaloi pesë vjet para se t’i bashkohej Arsenalit më 2017.

Për Arsenalin është paraqitur 113 herë.