Arsenal ka bërë një sezon fantastik, por në fund nuk arriti të fitonte asnjë trofe.
Skuadra e Artetas, u eliminua nga EFL Cup, FA Cup në raundet e para, më pas erdhi eliminimi nga Bayern Münich në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta OLLE.
Më pas e gjithë vëmendja ishte në Premier League, por në ndeshjen e fundit, City riktheu gjithçka në favorin e tyre, duke i rrëmbyer titullin e kampionit.
Gabimin i cili i kushtoi me titullin kampion, ishte humbja 0-2 ndaj Aston Villës në shtëpi, ku nga aty City nuk gaboi më, duke shfrytëzuar mundësinë që i dha Arsenal.