KF Gjilani përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë transferuar futbollistin kosovar Armend Thaqi.
Thaqi tek Gjilani u transferua pas një aventure të shkurtër në Rumani tek Cluji ekip në të cilin ishte transferuar nga Ballkani në korrik të këtij viti.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Thaqi do ta veshë fanellën e ‘Skifterave’ pasi ai kishte qenë pjesë e Gjilanit edhe në vitin 2016.
31-vjeçari kujtojmë se është reprezentues i Kosovës, ndërsa debutimin me ‘Dardanët’ e ka bërë në nëntor të vitit 2017, teksa deri më tani numëron pesë paraqitje.
Përveç Gjilanit dhe Ballkanit, Thaqi karrierë ka bërë edhe tek Hajvalia dhe Prishtina.