Zyrtare: Arijan Ademi kthehet te Dinamo Zagreb

Arijan Ademi është rikthyer te Dinamo Zagreb vetëm gjashtë muaj pas largimit për në Kinë te Beijing Guoan.

Ai nuk ishte i kënaqur në Kinë dhe donte shumë të kthehej në Maksimir kur u hap mundësia në këtë periudhë kalimtare.

Dinamo negocioi me kinezët për një kohë të gjatë, në një moment u duk se marrëveshja do të dështonte, por në fund ia dolën të rikthenin kapitenin 32-vjeçar që kishte 12 vite në klub.

 

Kthimin e Ademit te Dinamo e ka njoftuar klubi me një video emocionuese.

Ai do të bartë fanellën me numrin 5 te Dinamo.

Ademi ndeshjen e parë pas kthimit në klub do ta luajë më 16 shtator, kur Slaven Belupos.

FFK:Biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër

Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030