Zyrtare: Arian Qallaku i bashkohet Pejës

KB Peja ka bërë përforcimin e parë para nisjes së edicionit të ri në Superligë.

Gjiganti kosovar së fundmi ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendor, Arian Qallaku.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit pejan që ka zyrtarizuar ardhjen e Qallakut në ‘Karagaçi’.

Ditë më parë Peja zyrtarizoi edhe trajnerin e ri, ku skuadrën për sezonin 2021/22 do ta udhëheq Semsettin Bas.

Gjatë ditëve të ardhshme, Peja ka njoftuar se do të prezantojë të tjerë basketbollistë. /Gazeta Olle/

Depay arrin te Barcelona: Koeman më donte me ngulm, jam këtu për të fituar

Zyrtare:Albert Lokonga i bashkohet Arsenalit