Zyrtare: Argjend Malaj largohet nga Ballkani dhe transferohet në Suedi

Argjend Malaj është larguar nga Ballkani si kampion i Kosovës dhe karrierën do ta vazhdoj jashtë vendit.

Mesfushori i mirënjohur kosovar karrierën do ta vazhdoj në futbollin suedez tek skuadra Ljungskile SK.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit suedez që bën gara në ligën e tretë që ka zyrtarizuar afrimin e Malajt në radhët e veta.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me skuadrën suedeze.

Mesfushori nga Obiliqi tanimë ka debutuar me klubin e ri në një ndeshje miqësore ndaj Ahlafors.

Malaj më parë ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Feronikelin në Kosovë, derisa në Shqipëri ka veshur fanellat e Tiranës, Skënderbeut dhe Kamzës.

Tek skuadra suedeze Malaj e ka gjetur edhe shokun e tij Ilir Berisha me të cilin më parë kanë luajtur te Prishtina dhe Feronikeli. /Gazeta Olle/

Politika serbe sërish përzihet në sport, pingpongistëve të Kosovës iu mohohet pjesëmarrja në Evropian

Lenjani, Mavraj e Basha marrin licencat për trajnerë