Zyrtare: Ardon Jashari transferohet në Club Brugge

Ardon Jashari ka nënshkruar kontratë me Club Brugge deri në vitin 2028, duke kaluar nga Luzern.

Klubi belg i ka siguruar më herët shërbimet e mesfushorit, për ta afruar gjatë verës në klub, duke paguar 5-6 milionë euro.

Jashari është transferimi i parë i Club Brugge, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime.

Mesfushori ka qenë pjesë e Luzern që nga mosha 11 vjeçare, duke luajtur në të gjitha kategoritë.

Ai ka debutuar para një viti me Kombëtaren e Zvicrës. /Telegrafi/

Egbo: Nuk do të merrem me golin dhe penalltinë e anuluar, kemi edhe 90 minuta për finale

Manaj nuk ka të ndalur, realizon golin e 16-të në Superligën turke (Video)