Zyrtare: Ardian Ismajli prezantohet te Empoli

Ardian Ismajli është zyrtarizuar sot si futbollist i ri i Empolit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, ishte kërkuar me ngulm nga trajneri Andreazzoli i cili kërkonte një lojtar me eksperiencë për prapavijën e tij, duke përzgjedhur pikërisht futbollistin i cili kaloi një edicion shumë të mirë te Specia në Serinë A.

Klubi zyrtarizoi marrëveshjen në faqen e vet të internetit, duke bërë të ditur se ka blerë përfundimisht kartonin e tij nga Spezia.

Në prezantimin e lojtarit theksohet se kaloi nga përfaqësueset e moshave të Kosovës te Shqipëria, ku në 18 ndeshje në fushë ka regjistruar një gol të shënuar.

Ismajli pritet që sot te Empoli, për të nisur përgatitjet me skuadrën e re për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, atë të Kupës së Italisë që luan ndaj Vicenzas më datë 15 gusht.

Trajneri Andreazzoli kërkon të ketë lojtarin sa më shpejt në dispozicion në mënyrë që me fillimin e Serisë A, ai të jetë ingranuar sadopak në skemat e ekipit të tij dhe mundësisht të jetë titullar që në sfidën e parë kundër Lazios. /Gazeta Olle/

U rikthye në fushë me gol pas tre muajve, Namani: Ndjenjë e mirë të luaj përsëri, Drita kërkon t’i rikthejë trofetë

Shkëlqimi i Rashanit në ndeshjen e parë në Ligue 1: Është nivel jashtëzakonisht i lartë, i lumtur me asistimin dhe fitoren e parë