ZYRTARE: Arbëria prezanton sulmuesin e dytë për sot

Arbëria vazhdon të përforcohet për edicionin e ri 2021/22, ku garat do t’i zhvillojë në Ligën e Parë.

Prezantimi i radhës te skuadra nga Dobraja është sulmuesi Altin Vojvoda, shkruan Gazeta Olle.

21-vjeçari në sezonin e kaluar ka luajtur te Vjosa dhe që nga sezoni i ri do të djersitë fanellën e Arbërisë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Kuqezinjtë gjatë ditës së sotme zyrtarizuan edhe transferimin e sulmuesit Egzon Krasniqi.

Arbëria gjithashtu  ka rinovuar me dy futbollistë, bëhet fjalë për Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Arbëria transferoi mbrojtësin e njohur Fidan Gërbeshi, dhe rinovoi me Labinot Ibrahimin.

Ndërsa largimin nga dobrajasit, dje e konfirmoi Almir Kryeziu, i cili do të lë zbrazëti të madhe te kjo skuadër duke i ditur aftësitë e tij.

/Gazeta Olle/ 

Ekskluzive: Gjilani dhe Ballkani e kërkuan me ngulm, por Drita ia rrëmben nga dora Almir Kryeziun

Përfundon Kampi Nacional i FBK-së