Zyrtare: Arbëria prezanton edhe një futbollist

Skuadra e rënë nga Superliga e Kosovës, Arbëria po vazhdon të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri.

Kuqezinjtë nga Lipjani janë shumë aktiv ditëve të fundit në përforcimin e skuadrës, shkruan Gazeta Olle.

Arbëria ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e djathtë, Rron Statovcin.

“Statovci luan në pozicionin e mbrojtësit të djatht, ku ka luajtur në disa skuadra të Superligës dhe Ligës së parë, e në sezonin e ri do të djersitë fanelen e KF Arbëria”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

24-vjeçari në Kosovë ka djersitur fanellat e Trepçës ’89, Llapit, Flamurtarit, e Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri për Partizanin.

/Gazeta Olle/

Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Bjellorusia

Fantastike Prishtina, shkon në pushim me epërsi ndaj Connah’s Quay Nomads