Zyrtare: Arbëria nuk ka të ndalur, transferon sulmuesin Egzon Krasniqi

Klubi Futbollistik “Arbëria” po vazhdon të përgatitet për sezonin e ri.

Skuadra nga Dobraja ka prezantuar transferimin e ri, sulmuesin Egzon Krasniqi, shkruan Gazeta Olle.

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë, ku është paraqitur për Flamurtarin dhe Llapin

Gjatë ditës së sotme, Arbëria gjithashtu  ka rinovuar me dy futbollistë, bëhet fjalë për Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Arbëria transferoi mbrojtësin e njohur Fidan Gërbeshi, dhe rinovoi me Labinot Ibrahimin.

Ndërsa largimin nga dobrajasit, dje e konfirmoi Almir Kryeziu, i cili do të lë zbrazëti të madhe te kjo skuadër duke i ditur aftësitë e tij.

/Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Vushtrria vazhdon punën, prezanton transferin e ri dhe rinovon me futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Ballkani kompleton stafin teknik për edicionin e ri të Superligës