Zyrtare: Arbëria ‘blindon’ dy futbollistë të skuadrës

Klubi Futbollistik “Arbëria” po vazhdon të përgatitet për sezonin e ri.

Skuadra nga Dobraja ka njoftuar sot se ka rinovuar me dy futbollistë, bëhet fjalë për Hysen Bytyqin dhe Fidan Bahtirin, shkruan Gazeta Olle.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti

Bytyqi dhe Bahtiri në sezonin e fundit kanë luajtur tek kuqezinjtë, ku edhe do të vazhdojnë stinorin e ri.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Arbëria transferoi mbrojtësin e njohur Fidan Gërbeshi, dhe rinovoi me Labinot Ibrahimin.

Ndërsa largimin nga dobrajasit, dje e konfirmoi Almir Kryeziu, i cili do të lë zbrazëti të madhe te kjo skuadër duke i ditur aftësitë e tij.

/Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Agon Xhaka transferohet tek FC Malisheva

Arsenali kompleton transferimin e Nuno Tavares