Zyrtare: Arbëria arrin marrëveshje me Burim Qorrin

Arbëria ka arritur marrëveshje me mesfushorin Burim Qorri i cili në sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e A-N.

Klubi nga Dobraja e Madhe pasi u largua nga Superliga, ka vazhduar me përforcime për tu kthyer sa më shpejtë në elitë.

“KF ARBËRIA arrin marrëveshje me Burim Qorri. Qorri luan në pozicionin e mesfushorit defansiv, ku ka luajtur në disa skuadra të Superligës dhe Ligës së Parë, e në sezonin e ri do të djersitë fanellën e KF Arbëria. Mirësevjen në familjen tonë!”, ka shkruar faqja zyrtare e këtij klubi.

Arbëria në ditët e fundit ka qenë mjaftë aktive, duke zyrtarizuar disa emra të njohur të futbollit tonë.

‘Stuhia e Kuqe’ pritet të jetë një nga pretendëntët kryesor që të kthehet në Superligë. /Gazeta Olle/

Prishtina sot debuton në Ligën e Konferencës në takimin përballë Quay Nomads

Mesazh-urimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për Kurban Bajramin