Klubi nga Klina tashmë ka bërë goditjen e parë në këtë afat kalimtar duke rikthyer në ekip mbrojtësin e njohur, Arbër Shala.
Shala së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ballkanit të Suharekës.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Dukagjinit:
????̈? ????? ????????? ??̈???̈?? ?ë ?????̈
Futbollisti Shala është rikthyer prapë te klubi ynë. Arbëri është mbrojtës i krahut të majtë dhe vjen nga skuadra e Ballkanit. Shala për disa muaj ishte aktivizuar edhe te klubi nga Maqedonia e Veriut, KF Renova, me të cilin klub është paraqitur edhe në garat europiane, ku edhe kishte shënuar një herë.
I lindur më 26 dhjetor 1991, njëzetenëntëvjeçari ka bërë karrierë në shumë klube. Në Kosovë është aktivizuar te Drita, Liria e Gjilani, ndërkohë në Shqipëri te Kamza dhe Laçi.
Ne Arbërit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanelën e klubit!