ZYRTARE: Arbër Pira prezantohet te Arbëria!

Klubi i inkuadruar në Superligë, Arbëria, ka zyrtarizuar edhe transferimin e dytë brenda ditës.

Kuqezinjtë kanë nënshkruar me Arbër Pirën nga Trepca ’89, përcjellë Gazeta Olle.

Pira ka premtuar angazhim maksimal për të arritur objektivat e klubit.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!

Arbër Pira lojtar i cili vjen nga KF Trepça89 ka zgjedhur fanelen e kuqe të KF Arbëria për stinorin e ri.

Presidenti i KF Arbëria Z.Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn mirëseardhje lojtarit Arbër Pira, duke u shprehur optimist se me punë dhe angazhim maksimal do arrijmë objektivat e klubit”, njofton klubi. /Gazeta Olle/

Mirësevjen Arbër Pira 🔴⚫KF Arbëria ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Arbër Pira!Arbër Pira…

Gepostet von KF Arbëria am Mittwoch, 5. August 2020