Zyrtare: Arb Manaj prezantohet te skuadra e re në Turqi

Arb Manaj ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.

Suomuesi nga Kosova do të vazhdoj karrierën në Ligën e Parë të Turqisë.

Ish-anëtari i Dukagjinit dhe Trepçës ’89 është huazuar përsëri nga skuadra e tij Ankara Keciorengucu.

Reprezentuesi kosovar do ta vazhdoj karrierën te Bandirmaspor për një vit.

Kjo skuadër e ka prezantuar tanimë Manajn si njërin nga transferet më të mira të tyre në vitet e fundit.

Kujtojmë që Manaj për gjashtë muaj luajti si i huazuar te Balikesirspor, ku i ndihmoi kësaj skuadre të qëndronte në elitë me golat e tin.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Odise Roshi prezantohet tek skuadra turke

U rikthye në fushë me gol pas tre muajve, Namani: Ndjenjë e mirë të luaj përsëri, Drita kërkon t’i rikthejë trofetë