Zyrtare: Arb Manaj i bashkohet Slaven Belupos

Slaven Belupo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Arb Manajt.

Përmes një komunikate, klubi kroat bëri të ditur se lojtari shqiptar do të jetë pjesë e tyre për dy edicionet e ardhshme.

“Arb Manaj është lojtari i ri i Slaven Belup. Sulmuesi ka lindur në Klinë të Kosovës, më 23.7.1998. nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të ketë të drejtë të luajë për ekipin tonë nga ndeshja me Osijekun”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Në karrierën e tij, Manaj mbrojti ngjyrat e klubeve kosovare KF Dukagjini dhe KF Trepça, për të cilat shënoi 24 gola në 52 ndeshje, dhe ligës së dytë turke Keciörengücü, Balikesirspor, Bandirmaspor, për të cilët shënoi 18 gola në 48 paraqitje. Gjithashtu duhet theksuar se ai ka bërë tri paraqitje për kombëtaren e Kosovës, dy prej të cilave në qershor të vitit të kaluar dhe një herë ka goditur rrjetën”.

Në anën tjetër, Manaj deklaroi: “Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Slaven Belup. Unë di gjithçka për ligën dhe klubin. Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka”.

“Besoj se do të përshtatem shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmoj të arrijë rezultatet më të mira të mundshme me lojërat e mia. Kam disa kohë që stërvitem me skuadrën dhe tani më në fund kanë përfunduar të gjitha ‘teknikët’, kështu që mund t’i përkushtohem plotësisht futbollit – tha Manaj pas nënshkrimit të kontratës.”, ka shtuar Manaj. /Telegrafi/

Drita pjesë e Kupës Ballkanike

Peja përfaqëson Kosovën në Kupën Ballkanike, meshkujt