Zyrtare: Apolonia, Largon portierin Cakoviq

Burimet Zyrtare brenda klubit Apolonia, Bëjnë me dije, se menjëhere pas përfundimit të takimit

Apolonia – Tirana , Portieri serb është përjashtuar përfundimisht nga skuadra Fierake, pas incidentit të ndodhur sot me flamurin gjatë ndeshjes, Apolonia – Tirana, ku një tifoz fierak ka hyrë në fushë me një flamur Kombëtar me mbishkrimin Shqipëri-Kosovë dhe duke e shpalosur atë.

Në këtë moment ka ndërhyrë portieri serb i Apolonisë Cakoviç i cili ia ka rrëmbyer dhunshëm nga dora flamurin tifozit fierak, ky gjest ka sjellë edhe irritimin e tifozerive të të dyjave skuadrave të cilët në kor thërrasin “kore ofenduese” ndaj tij, por edhe të vetë lojtarëve të Apolonisë./sport.com.al/