Zyrtare: Anel Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri.

Rashkaj do të jetë pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit suedez, Orgrytenit.

Lojtari “dardan” ka nënshkruar për dy vite me klubin e tij të ri dhe është transferuar si lojtar i lirë nga SJK.

Rashkaj në të kaluarën ka bërë karrierë të skuadrat si Prishtina, Eskilstuna, Sandnes dhe Halmstadsi.

Gjithashtu ai aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës dhe ka 11 paraqitje me fanellën e “dardanëve”.