Zyrtare: A&N prezanton ish-mbrojtësin e Llapit

A&N po vazhdon të përgatitet maksimalisht për edicionin e ri 2021/22.

Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar transferimin e radhës, mbrojtësin Fatbardh Latifi, shkruan Gazeta Olle.

“Mbrojtësi shtatlart Fatbardh Latifi nga sot është pjesë e klubit tonë , i lindur me 12/ Mars 1999 i gjatë 1,92cm pozita qendër mbrojtës na bashkohet drejt superligës , Latifi forcon tejmase repartin defansiv ku me eksperiencën e tij na ndihmon shumë drejt objektivave”, thuhet në njoftimin e klubit.

22 vjeçari më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun, Llapin, AD Alcorcon dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit spanjoll Flat Earth FC.

Latifi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me bardhekaltrit.

/Gazeta Olle/

 

Miqësorja mes Dritës dhe Ulpianës zhvillohet pa shikues, kjo është arsyeja

Ish-lojtari i Gjilanit i bashkohet kësaj skuadre