Zyrtare: Almedin Murati transferohet tek Arbëria

Arbëria po vazhdon me transferime duke përforcuar e skuadrën.

Së fundmi klubi ka shtuar në radhët e veta edhe qendër-sulmuesin Almedin Murati.

Murati sezonin e kaluar ishte pjesë e Ulpianës, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e shumë skuadrave të Superligës dhe Ligës së Parë.

Lajmin për transferimin e Muratit e ka bërë të ditur vetë klubi i Arbërisë përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Arbëria ka qenë aktive këtë afat kalimtar, ku kërkon rikthimin në Superligë. /Gazeta Olle/

Prishtina me një këmbë në turin e tretë të Ligës së Konferencës, por Zekerija Ramadani ka shumë lojtarë të lënduar

Enis Vila i bashkohet Kosovës U19