Zyrtare: Albian Ajeti huazohet te skuadra austriake Sturm Graz

Albian Ajeti është larguar nga gjiganti skocez Celtic pas hapësirave të vogla kohëve të fundit.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane karrierën do ta vazhdoj në Superligën e Austrisë.

Është skuadra e njohur austriake, Sturm Graz që ka fituar garën për shërbimet e sulmuesit qendror.

Ajeti do të jetë i huazuar te Sturm për një edicion.

Kujtojmë që më parë Albian Ajeti ka luajtur edhe për Baselin, St Gallenin, Augsburgun dhe West Ham United.

Te skuadra e re, Ajeti do ta bartë fanellën me numrin nëntë. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Leandro Paredes transferohet te Juventusi

Chelsea mund të bëj një tentim për transferimin e Neymar në ditën e fundit të merkatos