Zyrtare: Ahmeti dhe Berisha përforcojnë FC Prishtina 01

Klubi i futsalit “Prishtina 01” ka kompletuar rosterin me dy përforcimet e fundit.

Bardhekaltrit me anë të një njoftimi, thuhet se kanë kompletuar skuadrën për sezonin e ri me Dardan Berishën dhe Gentrit Ahmetin.

Berisha është rikthyer sërish në këtë klub pas një sezoni të kaluar në Obiliq, derisa Ahmeti që shquhet si shtesë për portën e tyre ka ardhur nga FC Fida.

Postimi i plotë:

𝑫𝒂𝒓𝒅𝒂𝒏 𝑩𝒆𝒓𝒊𝒔𝒉𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝑮𝒆𝒏𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒍𝒆𝒕𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒔𝒌𝒖𝒂𝒅𝒓𝒆̈𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒆𝒛𝒐𝒏𝒊𝒏 2021-2022.

𝑩𝒆𝒓𝒊𝒔𝒉𝒂 pas disa sezoneve larg klubit të zemrës, rikthehet përsëri aty ku e ka vendin. Ai shquhet për shpejtësinë dhe për goditje të forta nga distanca. Së fundi ishte pjes e Fc Obliqi Futsal.

𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊 do të jetë siguri shtesë për portën tonë. Së fundi ishte pjesë e Fc Fida Com Futsal.

 

Prishtina 01 edicionin e ri e nis të dielën (nesër) në udhëtim te Vitia.

 

Rezultate befasuese në ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Dytë

Arsenali ndalet nga Brightoni, kthehet në shtëpi me një pikë