Zyrtare: Agon Xhaka transferohet tek FC Malisheva

Sot FC Malisheva ka bërë të ditur transferimin e ri, klubi i sapo promovuar në Superligë ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Agon Xhaka.

Xhaka luan pozitën e qendërmbrojtësit por mund të luajë edhe në krahë.

Ai ishte pjesë e Prishtinës dhe Llapit. Në sezonin e fundit u angazhua tek Besa ku ishte edhe kapiten.

Malisheva ka bërë të ditur që Xhaka ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Lajmin për transferimin e 24 vjeçarit e ka bërë të ditur FC Malisheva përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Skocezët publikisht me Italinë: Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme

Zyrtare: Arbëria ‘blindon’ dy futbollistë të skuadrës