Zyrtare: Afrim Tovërlani emërohet trajner i Përfaqësueses së Kosovës U21

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

Risia më e madhe është ndryshimi i trajnerit tek Përfaqësuesja U21 e Kosovës.

Pas largimit të Michael Nees, përzgjedhës i përkohëshëm ishte Albert Bunjaku, derisa tani e tutje U21-shat kanë një trajner të ri.

Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që postin e trajnerit te U21 t’ia besoj trajnerit të mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlanit.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura në vendin tonë si Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn. /Gazeta Olle/

Nuhiu: Na pret një ndeshje e vështirë, mundësi e mirë për futbollistët tanë t’i tregojnë vlerat e tyre

Zyrtare: FFK njofton se VAR-i nga sezoni i ri do të jetë edhe në Ligën e Parë