Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Sevilla, nënshkruan deri në vitin 2026

Sevilla FC  ka arritur një marrëveshje me Adnan Januzaj, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër -vjeçare.

27-vjeçari bashkohet pa pagesë me Sevillan pasi kontrata e tij me Real Sociedad skadoi në verë, duke i dhënë fund periudhës së tij prej pesë sezonesh në “San Sebastián”.

I lindur në Bruksel, Januzaj e filloi karrierën e tij në akademinë e klubit të vendlindjes RSC Anderlecht, por u rrëmbye shpejt nga Manchester United në vitin 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai luajti pastaj te Sunderlan para se të huazohej te Borussia Dortmund.

Januzaj më pas bëri lëvizjen e tij në Spanjë, duke nënshkruar për Real Sociedad në një marrëveshje pesëvjeçare ku pati periudhën më të frytshme të karrierës së tij.

Sulmuesi anësorë shënoi 23 gola dhe asistoi 21 në 168 paraqitje në të gjitha garat.

Në skenën ndërkombëtare, Januzaj vendosi të përfaqësojë Belgjikën, edhe pse mundit ta përfaqësonte Shqipërinë.

Chelsea mund të bëj një tentim për transferimin e Neymar në ditën e fundit të merkatos

Haaland i pandalshëm, realizon het-trik brenda pjesës së parë

Reklama