Zyrtare: Adnan Haxhaj përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Vëllaznimi ka prezantuar edhe përforcimin e tretë brenda ditës së sotme.

Skuadra gjakovare fillimisht prezantoi Festim Krasniqin e pastaj edhe portierin e ardhur si huazim nga Gjilani, Petrit Terziu.

Ndërkohë transferimi i tretë i ditës së sotme për kuqezinjtë është ai i Adnan Haxhajt.

Mbrojtësi qendror ka nënshkruar kontratë një vjeçare me gjakovarët.

Haxhaj ka një karrierë të pasur pasi më parë ka luajtur për skuadra si Prishtina, Vllaznia e Shkodrës, Llapi, Liria, Ferizaj, Besa e KEK-u. /Gazeta Olle/

Rikthimi triumfal në “folenë” që prodhoi kampionë olimpikë: Flasin Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

Luajtën dhe shkëlqyen në një fushë perfekte si në Roterdam, por pas neglizhencës nga MKRS, Drita stërvitet në një terren skandaloz