Zyrtare: Adem Maliqi rikthehet te Llapi

Llapi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Adem Maliqi, i cili së fundmi ishte pjesë e Feronikeli ’74.

Klubi llapjan ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, duke transferuar edhe Maliqin, pas mbrojtësit Landrit Rama.

Është vet klubi nga “Zahir Pajaziti” që ka njoftuar rikthimin e 26-vjeçarit në Podujevë.

“KF Llapi dhe sulmuesi i krahut, Adem Maliqi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Maliqi rikthehet sërish në shtëpi dhe do të rris konkurrencën në repartin ofensivë të skuadrës”, thuhet në njoftim.

Maliqi është prezantuar nga drejtori sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje, ndërsa Maliqi ka treguar se është ndjenjë e jashtëzakonshme.

“Po kthehem sërish në vendlindje dhe në shtëpinë time. Besimin e drejtuesve të klubit do mundohem në maksimum t’ua shpërblej me paraqitje të mira në fushë, normalisht me gola e asistime sepse golat e asistimet na karakterizojnë neve si sulmues”.

“Ekipi është shumë i mirë, pritja ka qenë gjithashtu e mirë dhe na mbetet vetëm të punojmë maksimalisht që t’i arrijmë objektivat e klubit, e që normalisht janë trofetë dhe Evropa”, ka thënë Maliqi pas prezantimit.

Golden State Warriors rikthehen te fitoret, 76ers pësojnë humbjen e katërt radhazi

Ditë vendimtare, Kumbulla pritet të bëhet me klub të ri