Zyrtare: Abraham kalon te Roma

Tammy Abraham karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Roma ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Abraham.

Klubi italian ka shpenzuar 40 milionë euro për blerjen e tij, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Sulmuesi ka nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me rrogë 4/5 milionë euro në sezon.

Chelsea ka përfshirë një klauzolë në kontratë që i lejon ata ta blejnë sërish 23-vjeçarin për 80 milionë nga qershori i vitit 2023.

Interesim për Abrahamin kishte shprehur edhe Arsenali, por ai zgjodhi që karrierën ta vazhdojë në Serie A te ekipi i Jose Mourinhos.

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së Gjermanisë, takohen Bayern Munich dhe Borussia Dortmund

FIBA U16, Kosova dhe Shqipëria e vazhdojnë rrugëtimin me këto dy ndeshje