FC Prishtina e ka prezantuar trajnerin e ri, Abdulah Ibrakovic, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2023.
Ekipin “bardhekaltër” do ta drejtojë trajneri nga Bosnjë e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic.
51-vjeçari është bashkuar me Prishtinën të hënë, ndërsa sot klubi e ka prezantuar.
Ai së fundmi ka punuar në Austri, te skuadra Kapfenberg.
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Boshnjaku do ta zë vendin e Zekirija Ramadanit, që u largua javën e shkuar.
Prishtina pas 13 xhirosh ka 17 pikë dhe mban vendin e 6-të, me 7 pikë më pak se lideri Ballkani. /Gazeta Olle/