Zyrtare: 12 klubet e njohura kanë themeluar Superligën e Evropës

Planet për Superligën Evropiane më në fund janë zbuluar. Një deklaratë erdhi vonë të dielën mbrëma duke konfirmuar se 12 klube evropiane duan të krijojnë një garë të re në mes të javës.

Manchester United , Man City, Chelsea , Arsenal , Tottenham , Liverpool , Juventus , AC Milan, Inter Milan, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.

Këto 12 klube kanë dalë zyrtarisht nga Shoqata Evropiane e Klubeve.

Tre klube të tjera pritet të bashkohen, megjithëse këto nuk janë ende të ditura, me garën që planifikohet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Klubet themeluese do të marrin një pjesë prej 3 miliardë funte për të mbështetur planet e tyre të investimeve dhe “për të kompensuar ndikimin” e pandemisë.

Ata thonë se tani janë duke pritur të zhvillojnë diskutime me UEFA dhe FIFA për të punuar mbi propozimin.