Zyrtare: ‘Bomba’ e FC Ferizaj në merkato, nënshkruajnë me sulmuesin nga Superliga e Belgjikës

FC Ferizaj po vazhdon përgatitjet maksimale para fillimit të stinorit pranveror në Ligën e Parë.

Skuadra e Arbnor Morinës ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadiku, shkruan Gazeta Olle.

Sadiku është bashkuar me ferizajasit nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e Superligës së Belgjikës.

Sulmuesi ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.


Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Drilon Sadiku nënshkruan me FC Ferizaj🔵⚪️.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadikun.

Sadiku është bashkuar me klubin tonë, nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e superligës së Belgjikës.

Sadiku ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.

🤝Klub jonë i uron Drilonit suksese me skuadren tonë.

Na priftë e mbara💪.

Ferizaj.
20/01/2022.


/Gazeta Olle/

Ismet Krasniqi viziton Komitetin Paralimpik të Kosovës

Edicioni i Kupës së Kosovës për vitin 2022 zhvillohet në Pejë, premtohet spektakël