Zymer Bytyqi vendimtar në fitoren e Konyaspor përballë Galatasarayt

Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar ka qenë më i miri në fushë në fitoren që Konyaspor ka arritur ndaj gjigantit turk Galatasaray.

Vendasit realizuan në minutën e tetë me anë të sulmuesit Koka, derisa Bytyqi ishte asistues në këtë gol.

Lipjanasi ishte protagonist edhe në golin e dytë, kur harkoi nga goditja e këndit, teksa pas një rrëmuje në zonë Rahmanovic realizoi për 2-0.

Për Bytyqin ky ishte asistimi i pestë në Superligën turke, teksa ka edhe tre gola. /Gazeta Olle/

Roma fiton ndaj Atalantës, vazhdon gara e madhe për top 4 në Serie A

Uzuni realizon ndaj Valencias, por ai i shënohet si autogol i portierit vendas