Zymer Bytyqi vazhdon shkëlqimin te Konyaspori, tjetër asistim në fitore

Zymer Bytyqi e ka vazhduar aty ku u ndal në fund të edicionit të kaluar, me asistime.

Sulmuesi i ri i Kosovës njihet ndryshe në Turqi si ‘Njeriu asist’ pasi asiston thuajse në çdo ndeshje.

Njëjtë ka vepruar edhe sot reprezentuesi kosovar, ku ka asistuar në fitoren në miqësore për Konyasporin.

Bardh e gjelbërtit triumfuan me rezultat 2-1 ndaj Erzurumit, derisa Bytyqi si gjithnjë ishte titullar.

Në minutën e 22-të, ylli i Kosovës u fut mjaftë mirë në zonë dhe harkoi bukur për boshnjakun Amar Rahmanovic që shënoi për 2-0.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Konyan, derisa Bytyqi tregoi formë të lartë në këtë sfidë.

Titullar për Konyasporin ishin edhe dy shqiptarët, Erdon Daci dhe Sokol Cikalleshi. /Gazeta Olle/

 

Asistimin e Bytyqit mund ta shikoni nga minuta e 24:00.

Kastriot Imeri e nis për mrekulli në Zvicër, shënon gol në xhiron e parë

Sarri, Tare dhe Lotitto drekojnë së bashku, Muriqi pritet të qëndrojë te Lazio