Zymer Bytyqi vazhdon shkëlqimin në Superligën e Turqisë, shënon gol në fitore

Ylli kosovar, Zymer Bytyqi vazhdon me shkëlqimin në Superligën e Turqisë te skuadra e Konyaspor.

Konyaspor ka shënuar fitore të thellë 5 – 1 ndaj Karagumruk, ku ndër realizuesit ishte edhe kosovari Bytyqi.

Bytyqi shënoi golin e katërt të vendasve, pas asistimit të Cikalleshit (64′).

Në këtë ndeshje, Cikalleshi realizoi dy gola.

Ndërkohë, Bytyqi pritet të jetë në listën e Challandes për miqësoret e qershorit.