Zymer Bytyqi shënon gol dhe i siguron tre pikët Antalyasporit

Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antalyaspor, pasi triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Hatayspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Të parët që shënuan ishin mysafirët, duke realizuar me anë të Dele Bashiru në minutën e 26-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por në 45 minutat e dytë vendasit ishin të pafalshëm.

Në minutën e 67-të, Buksa i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Yesilurt.

Bytyqi u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larsson, e që edhe aty filloi gjithçka.

Në minutën e 90+2-të, reprezentuesi i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin.

Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion, ndërsa ka edhe dy asistime, ndërsa ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.

 

Orari i gjashtë xhirove të fundit në Superligën e Kosovës – Ballkani, Llapi apo Drita ka orar më të mirë

Trepça fiton përballjen e parë me Prishtinën