Zymer Bytyqi flet si lojtar i Olympiacosit: Jam i lumtur që jam në këtë klub të madh, objektivi është titulli kampion dhe kupa

Zymer Bytyqi ka kompletuar transferimin e tij nga Konyaspor te Olympiacos në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Anësori i Kosovës kaloi te gjiganti grek për 1 milion euro, pasi ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Ai ka folur për momentet e para në klub, transferimin dhe objektivat me Olympiacosin.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtë. Është një klub i madh me histori të mirë dhe fansa të shumë të mirë. Pra ndjehem shumë mirë”.

“Gjëja e parë që mendova ishte se është një gjë që unë e dua, pasi kemi të bëjmë me një ekip që fiton shumë dhe besoj te klubi, pra doja të mbyllej sa më shpejtë”.

“Jam lojtar krahu, më pëlqejnë situatat një më një. Më pëlqen të asistoj dhe të shënoj. Shpresoj t’i dal pasi e jap më të mirën aty”.

“Kam folur shumë me Ahmet Hasan i cili më tha fjalë të mira për klubin. Ai më njeh mirë si lojtar, pasi kemi luajtur së bashku në Konyaspor. Ai më tha se do të përshtatësha, unë i besoj atij, pasi është një djalë shumë i mirë”.

“Ëndrra ime me Olympiacosin është që të fitoj kampionatin dhe Kupën e Greqisë, po ashtu të bëjmë mirë edhe në Evropë”, ka thënë Bytyqi për faqen zyrtare të klubit.

Llapi po i kryen përgatitjet në Lipjan para ndeshjes së Kupës

55-vjeçari Miura nënshkruan me skuadrën portugeze