Zymer Bytyqi fillon të lë gjurmë menjëherë në Turqi, i pari sa i përket pasimeve kyçe

Pas gjashtë muajve të rëndë të kaluar në Olympiacos, Zymer Bytyqi është rikthyer sërish në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar nënshkroi për skuadrën turke Antalyaspor dhe menjëherë ka filluar shkëlqimin.

Kur janë zhvilluar dy xhiro në elitën e futbollit turk, Bytyqi është në krye të listës sa i përket futbollistëve me pasime kyçe.

Bytyqi në dy takimet e para ka bërë 11 pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij, ku këtë numër e ka arritur edhe anëtari i Fenerbahces, Dusan Tadic sipas një statistike nga Opta.

Në ndeshjen e fundit që Antalyaspor luajti baras 1-1, Bytyqi kishte paraqitje fantastike ku u notua me notën 8.

Duket se rikthimi në Turqi i ka sjell fat dhe e ka rikthyer formën më të mirë te anësori kosovar i cili kaloi gjashtë muaj të vështirë.

Kujtojmë që Bytyqi edhe më parë ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku si anëtar i Konyaspor ishte ndër sulmuesit anësorë më të mirë në këtë ligë.

Rey Manaj prezantohet te skuadra turke

FFK aprovon kërkesën e Ballkanit, shtyhet ndeshja me Dritën