Fjalët e para si lojtar i Legias, Zyba: Kjo ditë është ëndrra ime, do të jap gjithçka në fushë

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba ndihet i lumtur me transferimin te gjiganti polak, Legia Varshava.

Dje (e enjte) u konfirmua nga Ballkani se është arritur marrëveshja me Legian për huazimin për gjashtë muaj me të drejtë blerje për Zybën.

Pas prezantimit, Zyba është shprehur i lumtur me transferimin dhe i gatshëm të “luftojë” për fanellën e Legias.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legia Varshavës – klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionatit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë fillimisht Zyba pas prezantimit.

 

“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”

“E di që mund të zhvillohem në një klub të tillë. Unë jam një lojtar që jap gjithçka në fushë, luftoj nga fillimi deri në fund”.

“Kam vënë gjithë zemrën time në çdo ndeshje dhe stërvitje”, përfundoi mesfushori therandas. /Gazeta Olle/

Operohet Valmir Veliu, pësoi lëndim gjatë fazës përgaditore në Turqi

Përballja e katërshes së madhe në xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll